Sondazhi: Shumica mirëpret refugjatët

Shumica e njerëzve, 80% e tyre, do t’i pranonin refugjatët në vendin e tyre, madje shumë thonë se do t’i merrnin edhe në shtëpi. Ky është rezultati i një sondazhi të porositur nga Amnesty International, i cili tregon se Kina, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar janë vendet më mikpritëse, njofton TCH.

Sondazhi gjithashtu tregon edhe anën tjetër të medaljes, ku duket se vendet me sjelljen më negative ndaj refugjatëve janë Rusia, Indonezia dhe Tajlanda. Në sondazh u anketuan 27 000 njerëz nga 27 vende të botës dhe ata u pyetën nëse do të pranonin refugjatë në shtëpitë e tyre, në lagjet, qytete apo vendet e tyre, apo do të ishin kundër lejimit të refugjatëve. Kina është në vendin e parë të listës së mikpritjes me 85% të qytetarëve të saj të gatshëm të mirëpresin refugjatët, Gjermania në vendin e dytë me 84% dhe Britania e treta me 83%.

Sipas sondazhit, edhe në vende si Greqia apo Libani, të cilat mbajnë një barrë shumë të madhe emigrantësh, njerëzit janë ende të gatshëm të pranojnë të tjerë që i largohen vështirësive, duke i futur këto dy vende në dhjetëshen e parë të listës së mikpritjes.

Në krahun tjetër, Rusia është në vendin e fundit të listës me vetëm 18% e qytetarëve që janë dakrod të pranojnë emigrantë në vend. Amensty International tha se rezultatet e sondazhit janë mjaft të qarta dhe tregojnë se njerëzit janë të gatshëm të mirëpresin refugjatët, por janë qeveritë që po tregohen çnjerëzore me krizën e refugjatëve dhe injorojnë pikëpmajet e qytetarëve të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button