Afganistan: Nga një sulm i brendshëm – 8 policë afganë të vrarë

Një zyrtar afgan thotë se tetë policë janë vrarë nga një koleg i ntyre në provincën jugore, Zabul.

Gjhulam Jalani Farahi nga policia në këtë provincë, tha se incidenti i rëndë ka ndodhur në një pikë kontrolli në qytetin Kalat.

Sipas tij, personi që i bëri këto vrasje ka ikur nga vendi i ngjarjet, duke marrë me vete municion, armatim dhe një makinë.

Për këtë sulm përgjegjësinë e kanë marrë talibanët. Ata thanë se sumuesi tash është “së bashku me ta”.

Ky sulm ndodhi në periudhën kur talibanët, prej muajit të kaluar, e kanë intensifikuar ofensivën e tyre pranverore kundër forcave të qeverisë afgane, që mbështeten nga perëndimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button