Përse të mos pajtohemi me ish të dashurin?

Kthimi te dashuria e vjetër rrallë herë është ide e mirë, në vijim po ju tregojnë përse nuk duhet ta bëni këtë gjë…

Ju ka tradhtuar apo ju ka gënjyer rreth çështjeve shumë serioze. Shkurt, nëse ai është person jo i sinqertë, pa moral dhe pa ndërgjegje, vështirë se do të ndryshonte apo që do të ndryshojë, sepse atij fare nuk çan kokën për këtë gjë.

Ju ka shfrytëzuar. Është me rëndësi që nuk bën assesi të ndikoheni nga arsyetimi i tij “më vjen keq”, i cili me siguri nuk do të jetë i sinqertë. Keni nevojë për dikë që ndaj jush do të sillet me respekt.

Nëse jeni e vetmuar. Nëse ndodheni para tundimit që të pajtoheni me ish të dashurin vetëm për atë që nuk ka kush t’ju shoqërojë mbrëmjeve dhe nuk keni kë ta fusni në shtrat, hiqeni këtë ide menjëherë nga koka.

Nëse ai ka gjetur partnere tjetër. Nëse ka të dashur tjetër, dhe pa u hezituar troket në derën tënde, të lut t’ia ofrosh edhe një shans…. Nëse vërtet do t’ju kishte dëshiruar juve, ai më parë do t’i kishte ndërprerë marrëdhëniet me të dashurën e re dhe pastaj do të kishte ardhur te ju. Nuk bën askujt t’u jeni rezervë.

Nuk ka ndryshuar fare. Dallimet të cilat kanë ekzistuar ndërmjet jush dhe për shkak të të cilave jeni ndarë akoma nuk janë zgjidhur… Ka midis jush probleme të cilat nuk dini dhe nuk keni mundësi t’i zgjidhni, – mos u mashtroni duke menduar se këtë herë do ta keni më mirë. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button