Policia kufitare ka ndaluar 9 emigrant që tentonin ilegalisht të kalojnë kufirin

Njësia special pranë Drejtorisë Doganore ka zbuluar tentim për transportimin e 9 emigrantëve në mënyrë ilegale.  

Siç deklarojnë nga Drejtoria Doganore mbrëmë rreth orën 1 në kalimin kufitarë Gjevgjeli-Negotinë policia kufitare janë munduar të ndalojnë një veturë me targa të Shkupit për shkak të dyshimeve se po transportojnë  mallra në mënyrë të paligjshme.

Vozitësi ka injoruar urdhrat e policisë dhe nuk ka ndaluar veturën duke ndërruar drejtimin me një shpejtësi të madhe.

Pas ndjekjes disa orësh të veturës në afërsi të Velesit vetura ka ndaluar dhe vozitësi ka dalë nga vetura.

Në momentin që ka ndaluar vetura policia ka gjetur 9 emigrant me prejardhje nga Pakistani, Siria dhe Afganistani.

Lajme të ngjashme

Back to top button