FIFA lajmërohet për miqësoren Kosovë-Xhamajkë

Federata e Futbollit e Kosovës ende nuk e ka zyrtarizuar ndeshjen miqësore që pritet të zhvillohet në stadiumin olimpik ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë ndërmjet Kosovës dhe Xhamajkës.

Por, shtëpia e futbollit kosovar tashmë e ka njoftuar FIFA-n rreth organizimit të kësaj ndeshje, konform vendimit të Sepp Blatterit, i cili në janar e lejoi Kosovën të zhvillojë ndeshje miqësore ndërkombëtare në përputhje me disa modalitete që i kishte vendos njeriu i parë i futbollit botëror.

Lajmin e ka konfirmuar për gazetën Arena zyra për informim e FIFA-s. “Në përputhje me modalitetet e vendimit të FIFA-s për ta lejuar Kosovën të zhvillojë ndeshje miqësore ndërkombëtare me klube dhe Përfaqësuese, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) na ka njoftuar me shkrim rreth qëllimit të saj për ta zhvilluar një miqësore kundër Xhamajkës më 4 mars në territorin e Kosovës”, thuhet në përgjigjen me shkrim të FIFA-s dërguar gazetës Arena./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button