Nëntë të lënduar në 16 aksidente në Shkup

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë së komunikacionit është bërë ekspertizë në gjithsej 16 aksidente të komunikacionit. Në tetë prej tyre janë nëntë persona të lënduar prej të cilëve dy kanë marrë plagë të rënda trupore, ndërsa të tjerat janë vetëm me dëme materiale.

Në gjashtë aksidente më lehtë janë lënduar shtatë persona, një çiklist, një kalimtar dhe pesë drejtues të automjeteve motorike, ndërsa në dy aksidente plagë të rënda kanë marrë dy kalimtarë.

Sipas evidencës së policisë rrugore, kanë ndodhur edhe dy aksidente me dëm të vogël material në të cilat është plotësuar Raporti evropian.
Policia rrugore gjatë ditës së djeshme zbuloi dhe sanksionoi katër shoferë të cilët i kanë drejtuar automjetet e tyre nën ndikimin e alkoolit dhe i përjashtoi nga komunikacioni, nëntë drejtues të cilët nuk i kanë respektuar shenjat e komunikacionit në udhëkryq dhe pesë drejtues të cilët nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendin për këmbësorë.

Me ndihmën e automjetit të specializuar “kaçubetit” janë mënjanuar 96 automjete të cilat e kanë penguar zhvillimin normal në komunikacion.
Për sot nuk janë paralajmëruar ngjarje të jashtëzakonshme me çka pritet komunikacioni të zhvillohet normal dhe sipas rregullativës ekzistuese të komunikacionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button