Kryetari Bejta në Simpoziumin e komunave

Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta po merr pjesë në Simpoziumin e kryetarëve të komunave– Lidershipi transformues në Europën Juglindore , që mbahet nga data 10 e deri me 12 shkurt në Vjenë të Austrisë. 

Bashkë me kryetarin Bejta, marrin pjesë edhe Udhëheqësja e Sektorit të Financave, Shiret Elezi dhe Udhëheqësi i Zyrës së Projekteve, Pajtim Saiti. 

Gjatë ditës se dytë te simpoziumit, kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta do tu drejtohet të pranishmëve në tryezën e diskutimit me temë “Udhëheqësit e qyteteve është e nevojshme ti transformojnë qytetet e rajonit të EJL-së”. Qëllimi i Simpoziumit është të kulminoje Fazën e parë të Programit të Partneritetit Urban të BB-Austri (UPP). 

Ai do të prezantojë komponentët kryesore të Programit, arritjet e deritanishme, dhe leksionet e mësuara. Kjo do të jetë një mundësi për kryetarët e komunave dhe udhëheqësit e qyteteve, zyrtarët e qeverisjeve lokale, partnerëve(NALAS, Asociacionet e Qeverisjes lokale) dhe palëve tjera të rëndësishme që të shpërndajnë atë që ata kanë arritur me mënyrat e tyre kanë arritur ta reformojnë, dhe si u ka ndihmuar Programi në përparim.

Në Simpozium marrin pjesë rreth 100 pjesëmarrës, kryetarë Komunash nga rajoni i EJL-së duke përfshirë disa kryetarë komunash nga qytetet/komunatpartnere të UPP, udhëheqës të departamentevefinanciare, planifikues urbanë, asociacione të qeverisjes lokale, NALAS-it, udhëheqës të departamenteve financiare, OJQ/CSO Folës në Simpozium janë kryetarët transformues nga qytete Europiane të cilët kanë implementuar reforma të suksesshme që shërbejnë si praktika të mira, të zbatueshme në EJL.

Lajme të ngjashme

Back to top button