“Sllobodna Makedonia”, megafon i ri i propagandës qeveritare

Megafonat propagandues të politikës së Gruevskit, të cilët me vite të tëra po bëjnë ahengun ne mediat pro qeveritare të sponsorizuara nga qeveria, do të grumbullohen tani më në një stacion të ri, të quajtur radio “Sllobodna Makedonia”.

Simbolika e radios nuk korrespondon shumë me përvojën që qeveria ka imponuar gjatë këtyre viteve në shtypin vendas. 

Pranë përfundimit janë përgatitjet për hapjen e një radio  e cila to të thirret “Maqedonia e lirë”, e financuar nga biznesmen të afërt me qeverinë, publikon portali “Libertas”.

Në këtë radio do të përfshihen gazetarë të llojit të Milenko Nedellkovskit dhe të tjerë që ngrinin dolli në mes të emisioneve të tyre për kryeministrin Nikolla Gruevski.

Drejtore e kësaj radioje do të jetë ish gruaja e Goran Gavrillov, pronarë i radios “Kanal 77”. Siç lajmëroi më parë Libertas, detyrën për ta bërë konceptin e radios, ishte kryeredaktori i televizionit “ALFA”, Kole Cashule. Lajmet në këtë radio do t’i bëjnë, portali pro qeveritar “Kurir” dhe “TV Alfa”.

Gazetari Milenko Nedellkovski, në profilin e tij ne facebook, fillimin me punë të radios e paralajmëron për javën e  ardhshme dhe se do të mbaje një emision të tij çdo të hënë.

Lajme të ngjashme

Back to top button