OEQ: Maqedonia me mundësi të shkëlqyera për investime

Maqedonia ka mundësi të shkëlqyera për investime dhe është një shtet që ka reformat më të mira në fushën e biznesit, si dhe mbrojtje të mirë të investitorëve, tha Michele Orzan, Kryetar i Odës ekonomike të Evropës qendrore dhe lindore, e cila së bashku me Ministrin, i angazhuar për tërheqjen e investimeve të huaja, Bill Pavlevski organizuan një forum biznesi në Shkup. 

‘Për kompani të është me rëndësi stabiliteti afatgjatë dhe është mirë që Maqedonia përpiqet të ruaj këtë stabilitet’ tha Mishel Orazan kryetari i Odës ekonomike për Evropën qendrore dhe lindore.

Në biznes forumin të pranishmëve u është drejtuar edhe Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski, i cili theksoi se vendi ofron mundësi të shkëlqyera për investime, është konkurrente jo vetëm për shkak tatimeve të ulta, por edhe me fuqi punëtore të arsimuar. 

‘Maqedonia ka shpenzimet më të ulëta për të bërë biznes Nuk ka asnjë vend tjetër me kosto të tilla të ulëta në Evropë. Këtu përmendim fitimin e taksave të ulët për 10 për qind’, tha Gruevski. 

Ai si segmente që ndikojnë në investime përmendi edhe inflacionin e ulët valutën stabile por edhe mundësit e lirimit nga tatimi për riinvestimin e fitimit që përdorin dy të tretat e kompanive në Maqedoni. 

Në Forum morën pjesë përfaqësues të 40 kompanive nga Evropa Juglindore. Oda ekonomike për Evropën qendrore dhe Lindore Dhoma Evropiane e Tregtisë të Evropës Qendrore dhe Lindore përfaqëson kompani nga nëntë vende duke përfshirë, Italinë, Gjermanin, Austrinë, Sllovenin, Hungarinë, Serbin, Rumaninë dhe Bullgarin./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button