Nga anketa e PE-së, 63 për qind e bullgarëve i konsiderojnë maqedonasit si bullgar

Në një anketë të realizuar, shumica e qytetarëve bullgarë, 63 për qind e të anketuarve mendojnë se qytetarët e Maqedonisë janë bullgar, ndërsa mendim të kundërt kanë 3.8 për qind.

Në bazë të kësaj ankete 66 për qind mendojnë trashëgimia historike është shkaku kryesorë për kontradiktat mes dy shteteve.

Politikën e tanishme bullgare kundrejt Maqedonisë, si të balancuar e kanë vlerësuar 21 për qind e të anketuarve, ndërsa 14 për qind mendojnë se behet politik me lëshime dhe vetëm një për qind mendojnë se kjo politik është jo objektive.

Nëse Bullgaria duhet të mbështes integrimin e Maqedonisë në BE, janë deklaruar 44 për qind e të anketuarve ndërsa kundër janë deklaruar 27 për qind.

Në bazë të kësaj ankete, bullgarët përkrahin më shumë integrimin e Serbisë në BE me 53 për qind , ndërsa Maqedoninë me 57 për qind.

Ky hulumtim është bërë me porosinë e Parlamentit Evropian me iniciativë të euro deputetit bullgar Evgeni Kirillov. Në këtë hulumtim janë përfshirë 1050 persona të moshës nga 18 deri në 60 vjet.

Lajme të ngjashme

Back to top button