Makraduli: Nëse keni ndjenja demokratike thoni ndonjë fjale për Mandelan

“Nuk e di pse në Maqedoni sot, për dallim nga e gjithë bota, ende udhëheqësit e shtetit nuk kanë thënë asnjë fjalë për vdekjen e Nelson Mandelas, të kujtoj se përveç disa kolegëve në Kuvend, ndoshta nuk e dinë se për kë bëhet fjalë. Nuk ekziston Kuvend në botë ku nuk është mbajtur një minutë heshtje”, tha në kuvend deputeti i LSDM-së Jani Makraduli.

“Mbrëmë Këshilli i Evropës ka pasur një minutë heshtje, sot janë deklaruar të gjithë liderët e botës, vërtet apeloj deri tek organet shtetërore të cilat ende kanë ndjenjën se çfarë do të thotë demokraci të thonë ndonjë fjalë për vdekjen e Nelson Mandelas”, apeloi Makraduli.

Lajme të ngjashme

Back to top button