Posta e Maqedonisë së Veriut mund të realizojë dërgesa në 58 shtete

Posta e Maqedonisë së Veriut freskon të dhënat në lidhje me shtetet ku mund të realizojë dërgesa, duke i kategorizuar në shtete ku dërgesat realizohet përmes transportit rrugor, ajror ose edhe përmes të dy formave në disa shtete, transmeton Portalb.mk.

“Theksojmë  se për shkak të situatës aktuale me virusin Covid-19, aviokompanitë përmes të cilëve transportohen dërgesat postare bëjnë ndryshime të fluturimeve në baza ditore. Duke pasur parasysh këtë si dhe numrin e reduktuar të fluturimeve, priten vonesa më të gjata të transportit”, sqarojnë nga Postat e Maqedonisë së Veriut, duke vlerësuar se janë në kontakt të vazhdueshëm me operatore dhe transportuesit ndërkombëtarë.

Në bazë të të dhënave të fundit, Maqedonia mund të realizojë dërgesa në 58 shtete, ndërkohë sqarojnë se nuk ka ndërprerje të shërbimeve, ashtu që çdo porosi që vijnë në shtet, do të dorëzohen deri të adresa e caktuar në vend.

Vendet ku mund të përcjellen dërgesa: Shqipëri, Australi, Austri, Angli, Argjentinë, Belgjikë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Brazil, Bullgari, Gjermani, Greqi, Gjeorgji, Danimarkë, Egjipt, Estoni, Izrael, Indi, Irlandë, Islandë, Itali, Japoni, Republika Jugafrikane, Kanadë, Kinë, Qipër, Kosovë, Letoni, Lituani, Luksemburg, Maltën, Meksikë, Moldavi, Zelandë e Re, Norvegji, Poloni, Portugali, Rumani, Rusi, SHBA, Singapor, Sllovaki, Slloveni, Serbi, Tajlandë, Turqi, Ukrainë, Hungari, Finlandë, Francë, Holandë, Hong Kong, Kroaci, Mali i Zi, Çeki, Zvicër, Suedi dhe Spanjë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button