NBA Çair, dominon në Ligën U-20

Ka vazhduar me paraqitje të mrekullueshme ekipi i basketbollit NBA ÇAIR (U-20), e cila edhe me tutje mbetet skuadra që nuk njeh humbje në kampionat.

NBA Çair, nga katër ndeshjet e zhvilluara në kampionat ka shënuar po aq fitore. Edhe pse janë luajtur vetëm katër xhiro, ajo që e bënë edhe më të madh vlerën e fitoreve, është se skuadra shqiptare deri më tani kanë kaluar ekipet si MZT “Skopje” dhe Vardarin, pasi këto të fundit kanë anuluar ndeshjet e tyre. 

“Përgatitja e lartë që bëjmë në klub dhe vetëbesimi në skuadër ka ndikuar shumë që të arrijmë këto suksese. Sezonin e kemi filluar me disa ndryshime, pasi nga ekipi disa lojtar janë larguar, ndërkohë kemi dhe disa përforcime, kështu që një kohë po na shkon duke u adaptuar me bashkëlojtarët. Shpresoj se në fund do jemi ne ata që do festojmë titullin”, ka thënë MVP basketbollisti i vitit 2012, Alaudin Mustafa. 

Ndryshe, këtë të shtunë skuadra shqiptare do të luaj një ndeshje mjaft të rëndësishme pasi do të takohen me skuadrën e Rabotniçkit e cila për momentin nga shtatë ndeshje ka realizuar 5 fitore dhe 2 humbje.

Lajme të ngjashme

Back to top button