Baroso: Nuk dëshiruam të fyejmë me IRJM, e shfrytëzojmë tërë referencën

Zyra për informacione e kryetarit të Komisionit Evropian, Zhoze Manuel Baroso, ka kërkuar falje për shfrytëzimin e IRJM  në përgjigjen e mbrëmshme pas takimit të  Barosos me presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov në Bruksel.

Pas korrespondimit të mbrëmshëm me postë elektronike, zëdhënësja, Pia Arenkilde Ansen përmes ndihmëses së tij, Natasja Bohez Rubiano dërgoi përgjigje të shkurtër për takimin e presidentëve në Vjenë, duke e përdorur për Maqedoninë shkurtesën e referencës ndërkombëtare “ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë”.

Ne reagimin e korrespodentit të MIA-së se, Bashkimi Evropian ka aprovuar rregullin dhe përdorimin zyrtar në të gjitha institucionet në Bruksel, nëse nuk mund ta përdorin më emrin kushtetues Republika e Maqedonisë, ta përdorin referencën e plotë të dakorduar në Kombet e Bashkuara, Baroso shkruan:

“Vërejtja juaj është notuar. Kërkojmë falje. Nuk deshëm të shkaktojmë ofendim ose çfarëdo pakënaqësie. Ju lutem, absolutisht shfrytëzojeni referencën e plotë ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë aty ku qëndron IRJM”.

Lajme të ngjashme

Back to top button