Hamilton planifikon t’i propozojë Scherzingerit

Piloti i Formula 1, Lewis Hamilton, besohet se dëshiron t’i propozojë martesë këngëtares Nicole Scherzinger në natën e ndërrimit të moteve.

Dyshja e famshme të cilët në korrik i dhanë fund romancës pesë vjeçare, raportohet se muajin e kaluar janë ribashkuar por po mundohen ta mbajnë të fshehtë nga mediet, dhe Lewis thuhet se planifikon ti propozoi për festat e fundvitit.

Kjo do të jetë hera e tretë që britaniku Lewis planifikon ti propozoi fejesë pop këngëtares amerikane.

“Ai dëshiron ta dërgoi Nicole në një darkë romantike dhe të gjunjëzohet pranë saj për ti dhuruar unazën. Dhe nuk ka dyshim që ajo do ti thotë po propozimit të tij”, ka deklaruar një burim.

Lajme të ngjashme

Back to top button