Edhe LSDM kërkon që të thirret Kuvendi

Pas nismës së BDI-së për rikthimin e deputetëve në parlament, edhe Lidhja Social Demokrate e opozitës theksoi sot nevojën e domosdoshme për mbledhjen e kuvendit. Nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski tha gjatë një konference për shtyp se partia  kërkon mbledhjen e Kuvendit dhe se në mënyrë urgjente duhet të anulohet vendimi i presidentit Gjorgje Ivanov për faljen e 56 politikaneve dhe bashkëpunëtorëve të tyre të akuzuar ose dyshuar për përfshirje në parregullsi zgjedhore ose vepra të tjera penale, transmeton televizioni 21.

Mançevski gjithashtu shtoi se zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për në datën 5 qershor, nuk duhet të mbahen, pasi që të njëjtën gjë e ka vërtetuar edhe diaspora duke mos u paraqitur një numër i mjaftueshëm i votuesve.

“Zgjedhje më 5 qershor nuk do të ketë; atë e konstatoi edhe KSHZ edhe diaspora tha jo zgjedhjeve të kurdisura; Në përputhshmëri me të dhënat zyrtare të KSHZ në diasporë janë lajmëruar 4848 votues”, shtoi Damjan Mançeski, Nënkryetar i LSDM-së.

Ndërkaq, VMRO-DPMNE nëpërmjet një komunikate ka reaguar ndaj deklaratës së nënkryetarit të LSDM-së, Damjan Mançevski, i cili tha se edhe KSHZ-ja ka konstatuar se nuk ka kushte për zgjedhje më 5 qershor.

“Krimineli Zoran Zaev e di këtë dhe për këtë arsye Damjan Mançevski duhet të shpik mijëra arsye se si LSDM të ikë nga zgjedhjet dhe të mos ballafaqohet me popullin”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button