Cipras: Athina do të rikthehet në tregje në vitin 2017

Kryeministri grek, Aleksis Cipras, vlerësoi se Greqia mund të kthehet në tregje në vitin 2017, ku aksesi i është bllokuar që prej vitit 2010.

“Ne do të rikthehemi në tregje në vitin 2017”, theksoi Cipras në një interviste për të përditshmen “Real News”.

Nëse Athina vazhdon të financohet pjesërisht nga bonot e thesarit afat shkurtër, Greqia nuk ka më akses në tregjet e kapitaleve afatgjatë që prej fillimit të krizës së borxhit në vitin 2010, me përjashtim të një rikthimi të shkurtër në vitin 2014 në tregjet afatmesme, kur regjistroi një rritje të lehtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button