Bisedimet pa sukses: VMRO për zgjedhje më 5 qershor, LSDM pa datë konkrete

Nuk ka afrim të qëndrimeve mes partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, që u nënshkrua në qershor të vitit të kaluar për dalje nga kriza politike, transmeton Portalb.

VMRO-DPMNE, vazhdon të jetë në qëndrimin se zgjedhjet e parakohshme parlamentare patjetër duhet të mbahen më 5 qershor, ndërkaq LSDM kërkon që të njëjtat të prolongohen duke mos e precizuar prolongimin e tyre.

Burimet partiake brifojnë që në takimet me përfaqësuesit ndërkombëtarë janë ofruar një sërë propozimesh për atë se si të tejkalohen pengesat juridike dhe të shfuqizohet abolimi apo falja që e bëri Ivanov më 12 prill të këtij viti.

Gazeta “Dnevnik”, shkruan se në këto bisedime janë dhënë opsione të ndryshme, ndër të tjerash edhe ajo që Kuvendi ta shfuqizojë me ligj këtë vendim ose të shkohet me interpretim autentik. Në lojë është edhe shfuqizimi nëpërmjet procedurës juridike.

Gazeta në fjalë shkruan se qëndrimi i VMRO-DPMNE-së është që abolimi të shfuqizohet vetëm për ata persona që kanë kërkuar, ndërkaq LSDM insiston të shfuqizohet i tërë akti për parandalimin e procedurave, transmeton Portalb.

Nuk ka progres në çështjen e prolongimit të zgjedhjeve

Partitë kanë propozuar që Gjykata Kushtetuese ta shfuqizojë vendimin e Kuvendit për shpërbërjen e Kuvendit duke e trajtuar të njëjtin akt si jo-kushtetues. Është duke u paraparë mundësia që të shkaktohet krizë edhe në KSHZ nëpërmjet dorëheqjeve të shumicës së anëtarëve, por ky opsion ka qenë i përjashtuar sepse derisa nuk zgjedhën anëtarë të rinj të komisioni, anëtarët aktual e kryejnë funksionin edhe pse janë në dorëheqje.

Zyrtarisht, qëndrimi i VMRO-DPMNE-së, është se nuk ka mundësi kushtetuese që të thirret Kuvendi, përderisa nga LSDM vlerësojnë se deputetët kanë mandat derisa nuk zgjedhën deputetët e rinj dhe thirrja e shtëpisë së legjislacionit nuk duhet të jetë problem.

Nëse nuk ka marrëveshje mes partive, në lojë janë edhe shumë opsione, në mesin e të cilëve është edhe koalicioni i gjerë, anulimin e zgjedhjeve për në mes të vjeshtës pse kthimin e qeverisjes politike Gruevski – Ahmeti. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button