Ja pse duhet ta konsumoni qumështin e dhisë

Qumështi i dhisë është një produkt që ka një ndikim të madh në zhvillimin e kockave të të strukturës së intelektit te fëmijët e porsalindur.

Ai është i pasur me proteina, minerale dhe vitamina. Ky produkt ndikon shumë në zhvillimin e kockave dhe strukturës së intelektit te fëmijët e porsalindur.

Mes tjerash, qumështi i dhisë forcon imunitetin, mbron nga kanceri, pasi është shumë i pasur me minerale dhe me vitamina. Ai është një nga aleatët më të suksesshme në luftën kundër stresit, bronkitit dhe alergjive.

Po ashtu ul rrezikun për shfaqjen e kancerit të mushkërive e mund ta konsumojnë edhe personat që vuajnë nga diabeti. Përmban vitamina të tilla si B1, B2, B6, B12, që janë tepër të rëndësishme në forcimin e sistemit nervor, e ka edhe 47 për qind më shumë vitamina, e në krahasim me qumështin e lopës, ka më shumë kalium për 134 për qind.

Është i pasur me mineralet kalcium dhe fosfor, që janë të rëndësishëm për forcimin e eshtrave, si dhe zink dhe selino, antioksidues mjaft të rëndësishëm për ruajtjen dhe forcimin e sistemit imun. Në bazë të disa rezultateve nga ekspertët spanjoll, qumështi i dhisë u sugjerohet edhe personave që vuajnë nga anemia që shkaktohet si pasojë e mungesë së hekurit në gjak

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button