Rinia pa problem e mundi Metropolisin

Paraqitje e suksesshme e hedbollistëve të KH Rinia nga Shkupi, të cilët kanë shënuar fitore e radhës në kuadër të Ligës së Parë të Maqedonisë. Kësaj radhe viktimë e shkupjanëve ishin henbollistët e Metropolisit. Edhe pse KH Rinia duhej të luajë si mysafir, nikoqirët e Metropolis, shkaku që nuk kishin mundësi financiare, këtë ndeshje e kanë luajtur në Shkup, në sallën e sportit “Enver Idrizi”.

Të përzgjedhurit e trajnerit Muhamed Ismaili në asnjë moment nuk lëshuan nga dora epërsisë, ndërsa pjesa e parë u mbyll me rezultat 12:19, në të mirë të KH Rinia, e që fundi në tabelë të shënojë rezultatin e përgjithshëm 28:35. Rinia me këtë fitore është edhe një hap më afër Superligës, duke kërkuar që të vazhdojë ritmin e fitoreve.

Rinia tani është barazuar me 34 pikë me ekipin që mbanë pozitën e tretë Prespa, ndërsa po aq ka edhe e pesta Mlladost. Ndeshjen e radhës KH Rinia e luan si mysafire e Tikveshit, ndërsa kjo përballje luhet me 7 maj të shtunën. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button