Zgjedhjet e 5 qershorit edhe zyrtarisht para anulimit

Përveç LSDM-së, edhe BDI dhe PDSH nuk kanë dorëzuar listat me anëtarë të Këshillave Komunale Zgjedhore, me çka është bërë hapi i parë drejt mospjesëmarrjes në zgjedhjet e 5 qershorit, shkruan DË në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb.

Mbrëmë në mesnatë ka kaluar afati kur partitë deri të Komisionet Zgjedhore Komunale është dashur të dorëzohen listat me propozimet për anëtarë të Këshilleve Kuvendore.  Nga katër partitë më të mëdha vetëm VMRO-DPMNE ka dorëzuar listën me anëtarë për KZK.

Me këtë akt, afati i fundit për dorëzimin e listave për deputet bëhet i parëndësishëm dhe do të figurojë vetëm në KSHZ, por jo edhe në planet LSDM-së, PDSH-së dhe BDI-së.

Ministri holandez i punëve të Jashtme, vendi i të cilit kryeson me BE-në, Bert Kunders dje dërgoi letër deri te liderët e partive politike nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinos, ku shprehu shqetësimin e tij për gjendjen në Maqedoni dhe kërkoi zgjidhje urgjente për tejkalimin e krizës.

Në letrën ashtu siç thonë nga Ambasada e Holandës në Maqedoni, Kunders edhe njëherë e ka theksuar rëndësinë për implementimin e plotë të Marrëveshjes së Përzhinos, të rëndësishme për ardhmërinë euroatlantike të Maqedonisë dhe u ka bërë thirrje të gjitha partive që të gjejnë zgjidhje për të dalë nga kriza./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button