Messi shpallet lojtari më i mirë, Ronaldo më i vlefshëm

Lionel Messi është shpallur Lojtari më i mirë i La Ligas për sezonin 2012-13 ndërsa ylli i Real Madridit Cristiano Ronaldo mori çmimin si lojtari më i vlefshëm i sezonit të kaluar.

Sulmuesi i Barcelonës këtë çmim e fitoi për herë të pestë me radhë ndërsa u shpërblye edhe me çmimin si top-sulmuesi i ligës. Shoku i tij i skuadrës Andres Iniesta ishte votuar si mesfushori më i mirë ofensivë.

Ronaldo, i cili mungoi në ceremoninë e ndarjes së çmimit “Topi i Artë” gjatë muajit janar, kësaj radhe ai ishte i pranishëm.

“Është një nderë dhe kënaqësi që po e pranoj këtë çmim”, ka thënë 28-vjeçi gjatë pranimit të çmimit. “Duhet t`i falënderoj shokët e skuadrës dhe gjithë njerëzit që më kanë përkrahur. Do të vazhdoj të punoj në mënyrë që të fitoj sa më shumë çmime”, tha Ronaldo.

Lajme të ngjashme

Back to top button