“KH” mbështetë protestën e të burgosurve, kushtet në burgje janë nën standardin e kushteve të jetesës

Lidhur me protestën e sotme të të burgosurve, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut (KH) në Maqedoni lëshoi ​​një deklaratë mbi gjendjen aktuale në burgjet në vend dhe kushtet e jetesës në to. Me të kuptohet se Komitei i Helsinkit mbështet protestën e të burgosurve, kushtet në burgje janë nën standardin e kushteve të jetesës , raporton NOVA TV, transmeton Portalb.

“Që nga 12 prill 2016, numri i përgjithshëm i personave të cilët janë në një nga trembëdhjetë burgjet është 3,446. Prej tyre, 3.159 janë persona të dënuar që vuajnë dënimin me burg dhe 287 janë në paraburgim. Kapaciteti i përgjithshëm për të burgosur është 2,026, që do të thotë ka mbipopullim prej 156%, ose mesatarisht 156 njerëzve qëndrojnë në ambientet për 100 njerëz. Gjendja më alarmante është në burgun e Strumicës, ku ka kapacitet për 62 njerëz kurse qëndrojnë 150 persona, ku mbipopullimi është 242%. Mbipopullim pre 200% ka në burgun e Tetovës dhe mbi 170% në Idrizovë dhe në burgjet në Shtip dhe Gjevgjeli. Sipas Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve numri i personave të dënuar që vuajnë dënim në burg nga viti 2010 deri në vitin 2016 u rrit për 46%.”-thuhet në deklaratë, “Komiteti i Helsinkit vërteton se burgjet në Maqedoni janë me kushte nën-standardin e jetesës: mbipopullimi e rrezikon privatësinë, e shkeldinjitetin e njerëzve dhe rezulton me kushte jonjerëzore dhe johumane për jetesë, mekanizmat e mbikëqyrjes janë jofunksional dhe tretmani që njerëzit e marrin trajtim shpesh është jonjerëzor, që është në kundërshtim me parimin e ndalimit absolut të torturës.”

“Projekti për rindërtimin e objekteve të vuajtjes së dënimit dhe ato arsimore duhej të fillonte në vitin 2011, por deri më sot, përveç burgut të sapondërtuar në Kumanoë, i cili nuk është ndërtuar në përputhje me standardet e një institucioni të këtij lloji, nuk ka përfunduar rindërtimi i planifikuar i asnjë burgu tjetër apo objekti arsimor. Rregullat shtëpiake të burgjeve respektohen pak ose aspak. Personat e dënuar të cilët i drejtohen Komitetit të Helsinkit më së shumti ankohen për kujdesin e pa-përshtatshëm shëndetësor, mbipopullim, joefikasitet në ndihmë juridike, moszbatim të programeve për risocializim, mosekzistencë të programeve arsimore të përshtatshme, mungesë të higjienës, mungesë të aktiviteteve, pamundësi për të kaluar më shumë se 1 orë në ambient të hapur, korrespondencë të kufizuara etj,”-theksohet në deklaratë, “Sipas Komitetit për Parandalimin e Torturës, megjithatë, në disa nga dhomat e burgut ka infektim nga insekte të ndryshme, kurse dyshekët e fjetjes janë të vjetër dhe të dëmtuar. Ky organ ndërkombëtar tregon praninë e nivelit të lartë të korrupsionit në mesin e zyrtarëve të burgut dhe të të burgosurve. Komiteti thotë se duket që në burg mund të blehet gjithçka, që nga telefonat celularë, drogë, kushte më të mira për strehim në burg”, përcjellë Portalb

Sipas Komitetit, poashtu  vazhdon edhe të ushtrohet dhunë nga ana e shërbimit të burgjeve dhe gjithashtu edhe trajtimin racist të të burgosurve nga përkatësia etnike rome.

“Sistemi i ankesave të të burgosurve deri tek drejtorët e burgjeve, Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve dhe gjykatave është tërësisht jofunksional. Komisioni shtetëror për mbikëqyrjen e burgut dhe shtëpive përmirësuese rregullohet me Ligjin për ekzekutimin e sanksioneve, por nuk funksionon në praktikë. Mbikëqyrja nga gjyqtarët për ekzekutimin e sanksioneve është gjithashtu jo-ekzistente. Përveç Avokatit të Popullit, deklaratat e të cilit nuk janë të obligueshme, nuk ka mekanizma për kontrollin e pavarur as të burgjeve e as Drejtorisë për ekzekutimin e sanksioneve. Administrata vazhdimisht refuzon OJQ-të dhe mediat për të vizituar burgjet dhe bisedat me të burgosurit”-thonë nga Komiteti i Helsinkit.

Për shkak të arsyeve të lartëpërmendura, Komiteti i Helsinkit mbështet protestën e të burgosurve dhe të apelon të realizohen aktivitetet e planifikuara, të rritet mbikqyrja administrative dhe gjyqësore, ndërsa mediat dhe OJQ-të të jenë të lira për t’i vizituar të burgosurit dhe të raportojnë për kushtet në të cilat ato jetojnë nëpër burgje./Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button