Vidhen stoli ari nga një shtëpi në Tetovë

Stoli ari me vlerë prej 180 mijë denarëve (2.930 euro) është vjedhur mbrëmë në shtëpinë e B.J në rrugën Savo Popovski në Tetovë.

Nga policia e Tetovës thonë se persona të paidentifikuar kanë plaçkitur shtëpinë rreth periudhës prej orës 18 deri 22 derisa pronarët nuk ishin në shtëpi.

Për nëntë muaj këtë vit në Tetovë, sipas statistikave policore, janë kryer 50 plaçkitje të rënda të arit dhe stolive vlera e përgjithshme e të cilave arin 24 milion denarë (390.000 ?uro).

 

Lajme të ngjashme

Back to top button