Melisa Ajdini pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë

Hendbollistja e klubit “Çair”, Melisa Ajdini pas lojës së shkëlqyeshme që ka treguar gjatë kampionatit në Ligën e parë të Maqedonisë në hendboll, ka marrë dhe ftesë për të  qenë pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë për kadetë.

“Ndjehem e lumtur që mundin të cilën e kemi dhënë në parket, po kurorëzohet me ftesën që më është bërë për të luajtur për reprezentacionin e kadetëve të Maqedonisë. Këtë sezon duke qenë pjesë e Ligës së Parë të Maqedonisë, kam punuar shumë dhe mendoj se me plot meritë do të jem në mesin e vashave më të mira të Maqedonisë”, është shprehur për “Portalb” Melisa Ajdini, kapitene e ekipit, e cila shquhet si hendbollistja më e mirë.

Ky është një sukses i madh për klubin e Çairit në përgjithësi dhe për trajneren e skuadrës Semia Islami Mia, e cila është shprehur shumë e kënaqur nga kjo ftesë, sepse vërtetë Melisa meriton të jetë në përbërjen e reprezentacionit, veçanërisht kur dihet që vitin e  ardhshëm në Shkup do të mbahet Kampionati Evropian i hendbollit për kadetë në konkurrencë të femrave. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button