Pllaka përkujtimore nuk është arsye për të ngritur padi

Bashkësia Lokale e Ladorishtit ka shpreh indinjatë dhe shqetësime për përhapjen e informacionit lidhur me ngritjen e padive penale nga ana e Stacionit policor të Strugës, kundër pesë anëtarëve të Këshillit organizativ me rastin e shënimit të 100 vjetorit të rezistencës së armatosur kundër ushtrisë serbe.

“Bëjmë me dije opinionin e gjerë publik dhe të gjitha institucionet relevante se, shënimi i një date historike dhe vënia e një pllake përkujtimore për ngjarjet e para 100 viteve, që shënojnë rezistencën e armatosur kundër pushtuesve shovenist të shteteve fqinje të vitit 1913, si dhe mbrojtjen e popullatës civile nga agresioni ushtarak serb, nga masakrat që janë kryer në rrethin e Strugës, nuk paraqet asnjëfarë lloj shkelje ligjore, por përkundrazi është një vullnet i lirë qytetar me të vetmin qëllim: Rikujtimin e lavdishëm për njerëzit e asaj kohe që flijuan jetën për lirinë e ditëve që jetojmë, për të qenë të lirë dhe të pavarur në trojet veta. 

Spekulimet e shpërndara në opinion nga disa qarqe ende të pa shpëlara nga e kaluara e hidhur, me tendenca raciste dhe shoveniste, se gjoja në vendin e quajtur ‘Te plepat’ në Teferiç na qenka vendi i rezervuar për kishë dhe gjoja se pllaka e ngritur që ka përmasa simbolike, qenka e vendosur pa leje urbanistike për ndërtim! 

Lajme të ngjashme

Back to top button