Ahmeti vazhdon fushatën diplomatike në Osllo

Sot në Osllo, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, i shoqëruar nga Kryeministri Besimi, ka vazhduar fushatën diplomatike me vizitë zyrtare në Norvegji ku ka zhvilluar takime në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Norvegjisë. Kryetari Ahmeti ka takuar Drejtorin Gjeneral të MPJ Norvegjeze,  Elisabeth Ëalaas, Ddrejtorin Ppolitik të MPJ, Ëegger Strommen, si dhe drejtorin për Ballkanin perëndimor pranë MPJ, Hokoon Blonkenborg.

Bashkëbiseduesit diskutuan rreth perspektivës Euro – Atlantike të Maqedonisë si dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor. Kryetari Ahmeti theksoi rëndësinë e përshpejtimit të procesit integrues të vendit si dhe të rajonit në NATO dhe Bashkimin Evropian me qëllim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon dhe njehe rit krijimit të klimës më të mirë për investime, vende të reja pune dhe zhvillim ekonomik.

Integrimi i Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian është prioritet i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe me partneritet me komunitetin ndërkombëtar mund të arrihet përparim në këto procese, në veçanti gjer në samitin e radhës të NATO-së në vitin 2014.

Autoritetet norvegjeze, si përfaqësues të një vendi anëtar të NATOsë dhe partner i Bashkimit Evropian, shprehën përkrahjen e tyre te hapur për synimet integruese Euro – Atlantike të Maqedonisë dhe rajonit të Ballkanit perëndimor. Kryetari Ahmeti gjithashtu do të zhvillojë takime tjera, përfshirë edhe me investues potencial në Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button