Shayk fiton “Topin e Artë”

Irina Shayk, e dashura e Cristiano Ronaldos fitoi “Topin e saj të Artë”, duke u zgjedhur si femra më e bukur e planetit në vitin 2013, nga revista “Maxim”.

Çmimi për supermodelen ruse vjen ndërsa Ronaldos i duhet ende të presë për të mësuar nëse do të kompletojë çiftin “e artë”.

“Faleminderit për këtë surprizë të këndshme. Jam shumë mirënjohëse dhe falenderoj të gjithë ata që votuan për mua”, falenderoi Shayk pas marrjes së këtij çmimi në profilin e saj në “Facebook”./Top Chanel/

Lajme të ngjashme

Back to top button