Humanisti i madh: Jetonte në varfëri, të tjerëve u dhuronte milionat

Ushqimin e ka blerë me bono, udhëtonte vetëm me transport publik, shumica e rrobave të tij kishte vrima, ndërsa jetonte në një banesë me një dhomë.

Emri i tij ishte Jack MacDonald. Tek pasi ka vdekur, është kuptuar se për kë është fjala. MacDonald ka jetuar si i varfër, por spitalit për fëmijë në Seattle, Fakultetit të Drejtësisë në Washington dhe Ushtrisë së Shpëtimit ua la 187.6 milionë, raporton The Telegraph.

MacDonald vdiq në banesën e tij modeste në Seattle. Nga prindërit ka trashëguar një pasuri të vogël të cilën e ka kthyer në miliona në sajë të investimeve të zgjuara në tregun e aksioneve, transmeton Telegrafi.

Edhe kur ishte gjallë, MacDonald dhuronte në mënyrë anonime, siç ishte donacioni prej 150 mijë dollarëve për qytetin Elora, aty ku i kishte jetuar gjyshi pasi ai largua nga Skocia.

MacDonald nuk kishte fëmijë biologjikë, ndërsa gruaja i vdiq më 1999. Vetëm anëtarët më të afërt të familjes së tij e dinin se ai ishte i pasur.

Thjeshtra e tij, Regen Dennis, tha për ABC se familja ka jetuar për dyzet vjet me sekretin e pasurisë së MacDonaldit.

“Ishte i çuditshëm në shumë mënyra, por gjithmonë besnik ndaj bindjeve të tij. Ai kurrë nuk hoqi dorë nga përpjekjet për të bërë mirësi me pasurinë e tij”, tha ajo.

Lajme të ngjashme

Back to top button