LSDM, Trajanovski i përfshirë në skandalin për tramvajin

Për deri sa qytetarët presin përgjigje për skandalin me “Drisla” tani po shfaqet një skandal tjetër në lidhje me vendimin e kryetarit Koce Trajanovski dhe VMRO-së, të cilët sot i akuzoi këshilltari i LSDM-së në Qytetin e Shkupit, Gjorgji Matevski.

Duke u bazuar në të dhënat e publikuara në Biron për të hyra publike, Trajanovski dhe VMRO kanë bërë një marrëveshje të re për angazhimin e një konsultanti për të gjetur koncesioner për ndërtimin e tramvajit në Shkup.

“Skandaloz është fakti se kjo marrëveshje është bërë me të njëjtën kompani hungareze “Vialto Konstaling”, e cila kohë më parë e anuloi marrëveshjen për të cilën Qyteti i Shkupit kishe bërë pagesën prej 200 mijë euro. Me arritjen e kësaj marrëveshje të vjetër për herë të dytë, nga kasa qytetare do të harxhon afër 100 mijë euro. Vendimet skandaloze te Trajanovskit shtrenjtë do t’i paguajnë qytetarët. Sipas disa informacioneve deri më tani për tramvaj janë harxhuar mbi 500 mijë euro”, tha Matevski.

Ai pyeti se kush do të mbajë përgjegjësi për paratë që janë harxhuar deri më tani dhe shtoi se Trajanovski ka trashëguar një projekt pothuajse të gatshëm për tramvaj, kurse tërë procedurën ai po e tërheq disa hapa prapa.

“A thua Qyteti i Shkupit i udhëhequr nga VMRO-ja po bëhet nja institucion për të kënaqur nevojat për biznes të qeverisë?”, pyeti këshilltari i opozitës.

Lajme të ngjashme

Back to top button