Fillon zbatimi i ligjit të ri, gjithçka në duar të prokurorisë

Gjykatësit hetues kanë dalë nga loja, duke filluar prej rastit me plagosjes e një 18 vjeçari mbrëmë në qendër të Shkupit. Kështu në praktikë ka filluar zbatimi i Ligjit të ri për procedurë penale që hyn në fuqi prej sot. Si ka kaluar nata e prokurorëve, shpjegon prokurorja Lidija Raiçeviq Vuçkova për portalit Akademik.

“Jemi të përgatitur në çdo aspekt, kemi në disponim pjesëtarë të MPB-së të cilët në praktikë kanë treguar bashkëpunim të shkëlqyeshëm. Edhe pse qendra për hetimin e provave nuk është formuar, kjo nuk na pengon në kryerjen e punëve, dhe as nuk mund të themi se nuk janë pjekur kushtet për zbatimin e ligjit të ri për procedurë penale. Tashmë bukvalisht kemi marrë rolin udhëheqës në procedurë”, thotë prokurorja.

Sipas ekspertëve të së drejtës penale, ende nuk kanë përfunduar të gjitha procedurat dhe nuk janë formuar të gjitha organet për zbatimin e ligjit të ri për procedurë penale. Edhe përkundër kësaj, ligji ka filluar të zbatohet prej mbrëmë në mesnatë.

Lajme të ngjashme

Back to top button