Mesiq: Gjykim ndërkombëtar, jo tërheqje e padisë nga Kroacia

Ish-presidenti kroat, Stipe Mesiq deklaroi se tërheqja e padisë për gjenocid, që Kroacia ka bërë kundër Serbisë, nuk të çonte asgjëkundi.

Deklarata vjen pasi ministrja kroate e Punëve të Jashtme, Vesna Pushiq tha se vendi i saj ishte ende i gatshëm të bisedonte me Serbinë për tërheqjen e padive të ndërsjella për gjenocid para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND).

“Mendoj se varianti më i mirë, që do të çtensiononte marrëdhëniet mes dy vendeve, do të ishte gjykimi përfundimtar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Kjo duhet të zgjidhet me gjykim dhe pastaj mund të bisedohet.

Megjithatë, para së gjithash, është e nevojshme të merret aktgjykimi”, deklaroi Mesiç për agjencinë turke të lajmeve “Anadolli Azhans”.

Debati kryesor para GJND-së në Hagë për padinë e Kroacisë dhe kundërpadinë serbe për gjenocid në Kroaci, është caktuar më 3 mars 2014.

Lajme të ngjashme

Back to top button