Wayne Rooney refuzon rinovimin me Man. United

Wayne Rooney largohet edhe më shumë nga orbita e Manchester United, duke mos pranuar rinovimin e kontratës.

Sulmuesi anglez që po përflitet për një largim të mundshëm nga “Old Trafford” që prej shumë muajsh, duket se e ka marrë vendimin e tij. Kontrata mes pakëve përfundon pas 18 muajsh dhe pavarësisht largimit të Ferguson me të cilin u acaruan marrëdhëniet, Rooney dëshiron ta vazhdojë karrierën në një kampionat tjetër.

Sipas tabloidit “Daily Mail”, Rooney kërkoi një kontratë të re 5 vjeçare që do t’i kushtonte klubit rreth 68 milionë Pound, por shoqëria i ofroi një vit më pak me një pagë prej 250 mijë pund në javë.

Pas propozimit të David Moyes, sulmuesi kërkoi kohë për të marrë një vendim që nuk ka ardhur ende, çka mund të ngjallë dyshimet se Rooney po bisedon me klube të tjera. Një prej tyre mund të jetë Paris Saint Germain që këmbënguli gjatë muajve të verës për ta transferuar në Francë, por nuk përjashtohet mundësia që Rooney të qëndrojë në Premier League, pasi Jose Mourinho e shikon si lojtarin ideal për skemat e Chelseat të tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button