Shutova një hap afër titullit kampion

Volejbollistët e Shutovës janë vetëm një hap larg fitimit të titullit kampion, që do të bëjë këtë skuadër që të kurorëzohet me titullin e dyfishtë, pasi javë më parë kishte fituar titullin e kupës së Maqedonisë. Sot vojelbollistët nga Kërçova kanë shënuar fitore të re ndaj Strumicës, duke avancuar me rezultat 2:0 në serinë deri në tri fitore në kuadër të finales.

Shutova në këtë ndeshje fitoi me rezultat 1-3 (25-22, 22-25, 22-25, 19-25), ku për gati dy orë lojë gjunjëzoi kundërshtarin në shtëpinë e saj në Strmicë. Skuadra e Shutovës që të shtunën mundë të festojë titullin kampion, pasi është mase e sigurt se nuk do të lejon befasi që para tifozëve të saj të dështojë në ndeshjen e tretë. Titulli i fituar do ti mundësojë skuadrës shqiptare ngë Kërçova që më pas të luajë në ndeshjet kualifikuese të Ligës së Kampionëve, garë kjo që do të fillojë sezonin e ardhshëm.

Me këtë Shtuova do të ketë një festë historike, duke grumbulluar dy tituj, ndërsa njëkohësisht do të festojë edhe 20 vjetorin e themelimit të klubit. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button