BE: Të mos pengohet shoqëria civile në vend

Megjithëse refuzuan t’i komentojnë arrestimet dhe presionet ndaj përfaqësuesve të sektorit civil të cilët prej tre javësh protestojnë kundër politikave të pushtetit, përfaqësues të Bashkimit Evropian porositën se shoqëria civile duhet të ketë të drejtë të shprehë lirshëm qëndrimet rreth zhvillimeve në vend, transmeton Alsat-M.

“Si çdo kund në botë shoqëria civile duhet të ketë të drejtë dhe mundësi ta shpreh zërin e vet rreth asaj që ndodh në shtet. Ne gjithmonë jemi të lumtur kur shohim që shoqëria civile është aktive dhe shfrytëzon këto mundësi”, tha Martin Kllauke, Delegacioni i BE-së në Shkup.

Nga ana tjetër kërkesat për mbylljen dhe paralajmërimet për kontestimin në Gjykatën Kushtetuese të disa organizatave dhe fondacioneve nga ana e “Qytetarëve për mbrojtjen e Maqedonisë”, për Bashkimin Evropian janë të papranueshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button