Ish deputeti i LSDM-së plagoset me plumb qorr

Ish deputeti, funksionar i LSDM, Borçe Petkovski nga Manastiri është plagosur me plumb në këmbë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Karposhit në qytetin e Manastirit, gjatë kohës kur Petkovski ka qenë duke biseduar me të njohurit e tij.

LSDM-së për TV21 ka vërtetuar se anëtari i tyre nuk ka qenë shënjestër e sulmit, por është goditur rastësisht nga një plumb qorr.

SPB-ja e Manastirit e ka inspektuar vendin e ngjarjes dhe paralajmërojnë hetim për rastin në fjalë. Deri më tani nuk dihet kush ka shtënë. Ndërkaq Petkovski menjëherë pas kësaj fatkeqësie është dërguar në spital dhe sipas informacioneve, i njëjti gjendet jashtë rrezikut për jetë, pas çka edhe është liruar në trajtim shtëpiak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button