Stavreski: Nëse nuk do të kishte krizë politike, rritja ekonomike do të ishte deri më 5 për qind

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave Zoran Stavreski konsideron se përderisa nuk do të ishte kriza politike, ekonomia e Maqedonisë do të rritej 4-5%.

“Kriza politike duhet të ketë fund, sepse në të kundërtën edhe ekonomia më e fuqishme në botë nuk do të mund të duronte krizë afatgjate. Dëmi i vërtetë është që politikat mirë të krijuara nuk mund të rezultojnë me rritjen ekonomike të cilën Maqedonia ka potencial për ta realizuar. Ekonomia e Maqedonisë për momentin ka potencial të rritet prej 4 deri në 5 për qind”, thotë ministri Stavreski për TV Nova.

Ai theksoi se Maqedonia ka treguar se mund të realizojë rezultate edhe në kushte kur në vendet e tjera është zvogëluar shkalla e rritjes.

“Kur në vendet e tjera është rritur papunësia, në Republikën e Maqedonisë ajo është zvogëluar. Eksporti është rritur dhe ende po rritet dhe është mirë që kompanitë e huaja e kuptojnë këtë situatë”, thotë ministri Stavreski.

Ai shton se nëse në vazhdimësi zbatohen politikat ekonomike, atëherë e gjithë kjo do të ndihmojë që të zvogëlohet papunësia në rreth 22 për qind, siç ishte planifikuar.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button