Adriatik Berisha, volejbollisti nga Kosova që synon ligat evropiane (VIDEO)

Adhurues i volejbollit që në moshë të hershme, pjesëmarrës në ekipe të ndryshme të volejbollit si në atë të Suharekës, Drenicës, Prishtinës si dhe Partizanit të Tiranës është Adriatik Berisha nga Kosova. Ai aktualisht është lojtar i klubit volejbollistik të UT-së.

Në intervistë për Portalb, ai tha se suksesi më i madh në karrierën e tij ka qenë ndeshja kundër reprezentacionit të Anglisë, ku dhe është zgjedhur si pikëshënuesi më i mirë i ndeshjes. Ndërkaq, synimi Adriatikut për të ardhmen është debutimi në liga të larta evropiane si dhe përfaqësim i denjë me reprezentacionin e Kosovës.

Adriatik Berisha

Kush është Adriatiku për ata që se njohin?
Përshëndetje, unë jam Adriatik Berisha, student në fakultetin e ndërtimtarisë dhe arkitekturës në universitetin e Prishtinës dhe volejbollist në ekipin e Universitetit të Tetovës.

Ke qenë lojtar në disa klube të volejbollit në Kosovë, si ka qenë ky rrugëtim i yti?
Fillimisht unë karrierën e kam nis në vendlindjen time në ekipin e qytetit të Suharekës dhe pastaj kam qenë pjesë e ekipit të Drenicës nga Skenderaj, Prishtina Volley-t nga kryeqyteti dhe me pas kam kaluar në kampionatin shqiptar si pjesë e partizanit të Tiranës.

Çfarë mund të thoni për klubin e volejbollit të UT-së, ku luani momentalisht?
Pas Partizanit jam transferuar në ekipin e UT-së dhe mendoj se ka qenë sezoni më i suksesshëm në karrierën time deri tani për arsye se jam ngritur shumë profesionalisht pasi që atmosfera në ekip  dhe  kushtet e punës kanë qenë shumë të kënaqshme si  dhe bashkë lojtarët janë emra të mëdhenj në volejbollin  e Maqedonisë dhe më gjerë.

Adriatik Berisha

Cili ka qenë suksesi yt më i madh në volejboll përgjatë gjithë karrierës tënde?
Suksesi më i madh në karrierën time ka qenë ndeshja ne grup moshave U20 kundër reprezentacionit të Anglisë ku kam dal pikëshënuesi më i mirë dhe lojtari i ndeshjes.

 

 

 

Synimi yt për të ardhmen?
Ambiciet e mia për të ardhmen janë debutimi në liga të nivelit të lartë evropian si dhe përfaqësimi i denjë me reprezentacionin e Kosovës.

Një mesazh për rininë?
Mesazhi im si sportist për rininë është që të merren sa më shumë me aktivitete sportive pasi që sporti ndihmon të jesh mirë si në aspektin fizik dhe atë mental.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button