Përfundoi debati i amendamenteve për buxhetin për vitin 2014

Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet në mesnatë e përfundoi debatin e amendamenteve për Propozim-ligjin për Buxhetin për vitin 2014, edhe pse nuk janë shqyrtuar të gjitha 684 amendamentet e parashtruara. Debati duhej të ndërpritet sepse skadoi afati prej dhjetë ditëve i paraparë në Rregulloren për shqyrtimin e amendamenteve. Nga 291 amendamente të shqyrtuara, janë pranuar vetëm pesë.

Të gjitha amendamentet do të jenë pjesë e Raportit të Komisionit, i cili fillimisht do të dorëzohet deri te kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski i cila pastaj do të vijojë deri te Qeveria. Pasi të kthehet prej atje, Kuvendi në seancë në afat prej pesë ditëve do të duhet ta sjellë Buxhetin për vitin e ardhshëm. Seanca ende nuk është caktuar.

“Komisioni për financim dhe buxhet në afat të konfirmuar me Rregulloren e Kuvendit ka zhvilluar debat për 291 amendamente të parashtruara nga propozues të autorizuar, deputetë. Duke pasur parasysh atë që afati i konfirmuar me nenin 180 nga Rregullorja për shqyrtim për propozimin e Buxhetit skadoi, Komisioni nuk debatoi për amendamentet nga rendi numri 292 deri në 684 nga lista e amendamenteve. Të gjitha këto amendamente që nuk janë pjesë e debatit do të jenë pjesë e Raportit të përbërë nga Komisioni dhe i dërguar deri te kryetari i Kuvendit”, deklaroi kryetari i Komisionit Marjanço Nikollov.

Deputetët opozitarë akuzuan se me ndryshimet dhe plotësimet e fundit të Rregullores, që u votuan vetëm nga shumica qeveritare, u është marrë e drejta që të deklarohen për të gjitha amendamentet dhe se 10 ditë nuk u lejua për këtë.

Kryetari i Komisionit Nikollov shfaqi shpresë, siç tha, se do të gjendet mënyrë në të ardhmen të tejkalohet kjo situatë e pakëndshme e cila krijohet nga pamundësia që të përfundojë debati i amendamenteve i Komisionit për financim dhe buxhet. Nga gjithsej 684 amendamente, 316 ishin të LSDM-së, 178 të PPD-së, 150 të PDSH-së, 33 të PAE-së dhe PRSD-ja kishte parashtruar shtatë. Deputetët në seancë e sollën edhe Propozim-ligjin për kryerjen e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2014, me procedurë të shkurtuar. 

Lajme të ngjashme

Back to top button