Hidrocentrali “Spile” me prodhim rekord të energjisë elektrike

Situata e volitshme hidrologjike në rajonin  Dibrës që përfshin lumin Radikë dhe Drinin e Zi, dhe kapacitetet prodhuese mundësuan që HEC “Spile” në Dibër të realizon prodhim të madh të energjisë elektrike në nivel vjetor.

Planin vjetor prej 252 milion kilovat orë energji elektrike, ky objekt e realizoi në mesin e vitit, pra gjatë stinës së verës që është tejkaluar për rreth 50 për qind .

Kjo do të thotë se prej  në fillim të vitit deri më tani sistemi elektro – energjetik ka prodhuar mbi 370 milion kilovat orë energji elektrike, vlerësojnë punonjësit e këtij hidrocentrali.

Në akumulacion ka rezerva për prodhim të mbi 40 milion kilovat orëve, ndaj pritet që deri në fund të vitet të tejkalohet plani vjetor për 60 për qind.

Në këtë objekt elektro – energjetik, që funksionin 44 vite me radhë,  para tre viteve u arit rekordi  për rreth 500 milion kilovat orë energji elektrike në saj të hidrologjisë së volitshme dhe sipas ekspertëve, ky prodhim arrin njëherë në njëqind vite.

Lajme të ngjashme

Back to top button