OSBE: Proces i rregullt në veri

Në Mitrovicën e veriut, ku po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për pushtetin vendor, si dhe në Zveçan, ku po përsëriten zgjedhjet në tri vend-votime votimi, të gjitha vendvotimet janë hapur në afatin e paraparë, në orën 7, dhe procesi zgjedhor po kalon pa ndonjë problem që do ta lëndonte këtë proces.

Forcat e përbëra nga Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i,  të cilat po përkujdesen për sigurinë e votimeve, ashtu sikur edhe me 17 nëntor, kur u mbajtën zgjedhjet e përsëritura në Mitrovicën e veriut, janë të shumta dhe po qëndrorjnë në afërsi të qendrave të votimit.

Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim i Evropës, i cili po e lehtëson procesin zgjedhor në veri të vendit, është shprehur i kënaqur me procesin zgjedhor, i cili po zhvillohet në dy komunat veriore të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button