Humb jetën në aksident protagonisti i “Fast & Furious”, Paul Walker (FOTO)

Paul Walker aktori i “Fast & Furious”,  ka vdekur në një aksident automobilistik të shtunën pasdite kur së bashku me mikun e tij humbën kontrollin ndaj makinës Porsche GT dhe u ndeshën me një dritë qyteti.

Përfaqësuesit e yllit dhe faqja e tij zyrtare në Facebook e kanë konfirmuar vdekjen e tij të shtunën pasdite. Walker, 40-vjeç, në rasatin e aksidentit që ndodhi në Rye Canyon Loop në Santa Clarita, në orën 15:30 të shtunën, nuk ka qenë duke vozitur makinën, por në anën e pasagjerit.

Departamenti i Policisë së Los Anxhelos ka konfirmuar se dy persona kanë ndërruar jetë në një aksident trafiku në orën 15:30 të shtunën, por nuk ka bërë të ditur emrat e tyre.

Megjithatë, përfaqësuesit e aktorit kanë konfirmuar se Paul Walker, i cili ka lënë prapa vajzën 15-vjeçe, ka qenë njëri nga dy viktimat e këtij aksidenti.

Lajme të ngjashme

Back to top button