Ruzhin: Pse ambasadori amerikan Vollers vë në pikëpyetje identitetin tonë?

Diplomati i njohur, Nano Ruzhin, pas deklaratës së ambasadorit amerikan në Maqedoni, Vollers për identitetin, shkruan:

“A keni pyetur se pse ambasadori amerikan Vollers ka vënë në pikëpyetje identitetin tonë? Është e kuptueshme, sepse edhe përkundër identitetit tonë sllav, qeveria aktuale e kryesuar nga Nikolla Gruevski, filloi që të u mbush mendjen të gjithëve se jemi maqedonas antik. Edhe të huajit edhe njerëzit e thjeshtë u habitën. Kështu që edhe pas betejave të paraardhësve tonë, tash përsëri ngritet dyshimi se jemi një masë amorfe. A jeni të vetëdijshëm se sa na ka dëmtuar? Të gjithë kundërshtarët tanë do të jenë mirënjohës”, shkruan Nano Ruzhin në profilin e tij në Faceebook.

Lajme të ngjashme

Back to top button