VMRO DPMNE: Zhernovski thotë gënjeshtra

Nga partia maqedonase në pushtet, VMRO DPMNE e cilësuan si gënjeshtër deklaratën e Andrej Zhernovskit. Sipas VMRO DPMNE-së dokumenti që u dorëzua në Prokurorinë publike nuk paraqet kurrfarë padie penale, por një raport, të përgatitur nga Komisioni partiak të cilin e formoi vetë Zhernovski, dhe i cili madje është përplot të dhënash të pasakta dhe qëndrime paushalle të LSDM-së dhe PLD-së.

Nga partia e Gruevskit thanë se qëllimi i vetëm i Zhernvoskit është të spekulojë me numra rreth projektit ‘Shkupi 2014’ . VMRO DPMNE i bëri thirrje kreut të Komunës Qendër që menjëherë ai vetë të ngre padi penale dhe mos të pret që të tjerët ta kryejnë punë  e tij. Nga partia në pushtet thonë se nuk frikësohen nga ballafaqimi i fakteve pasi siç shprehen, janë të sigurt se të gjitha procedurat rreth ‘Shkupit 2014’ janë ligjore. 

Lajme të ngjashme

Back to top button