Ibra: Golat e mi nuk bëhen as në video-game
Dihet qe modestia nuk bën pjesë ndër vetitë që e dallojnë suedezin i cili së fundmi deklaroi se golat që ai ka shënuar në vitin 2013 janë spektakolarë dhe shumë të rrallë.
Sulmuesi i Paris Saint Germain shtoi se dy nga shumë golat e shënuar nga ai këtë vit nuk mund të realizohen as në video-game.
Ibra nuk harron të tregojë se cilët janë ato e pikërisht, goli me finte i shënuar me Parisin në ndeshjen ndaj Bastias si dhe goli fantastik me roveshatë qe shënoi në miqësoren e Suedisë kundër Anglisë, gol i cili eshtë nominuar edhe nga Fifa për cmimin Pushkash për golin më të mirë të vitit, transmeton Supersport.
Ibra u shpreh ndër të tjera se ka shënuar shumë gola me shkallë të lartë vështirësie me PSG , 32 vjeçari nënvizon se ndihet shumë mirë kur shënon gola të bukur sidomos kur këta të fundit janë thuajse të pamundur për tu shënuar edhe ne video-game. Zllatan këtë sezon ka shënuar gjithsej 19 gola me Paris Saint Germain në 21 paraqitje.