Me koncertin e muzikës Kamertale përfundoi manifestimi për Flamurin

Me Koncerti e Muzikës Kamertale, përfundoi manifestimi treditor i organizuar nga komuna e Gostivarit dhe Qendra për Kulturë në Gostivar, organizuar me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe 101 vjetorit e Pavarësisë së Shqipërisë. 

Koncertin e organizoi Ansambli i muzikës moderne “Sonoris”. Manifestimet nisën nga data 27 nëntor dhe përfunduan me 29 nëntor. Në natën e parë u dha shfaqja “Tezja e Adisit”, në natën e dytë të datës 28 nëntor u mbajt ekspozita mbarëkombëtare “Çmimi i Nëntorit” dhe koncerti me artist gostivaras dhe mysafirët e ansamblit nga Mirdita e Shqipërisë dhe në natën e fundit me 29 nëntor u mbajt koncerti i muzikës kamertale nga Ansambli “Sonoris”. 

Në koncert të pranishëm ishin edhe Shefi i Kabinetit të kryetarit të komunës së Gostivarit, Bashkim Hasani dhe drejtori i Qendrës për Kulturë, Luan Zenku. Drejtori Luan Zenku në përgjithësi e vlerësoi si të suksesshëm manifestimin treditor dhe e falënderoi komunën e Gostivarit për organizimin e përbashkët të manifestimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button