Zaev: Bashkarisht të zgjedhim problemet e qytetarëve

Është koha e fundit, ju të qeverisë dhe ne nga opozita të ulemi dhe bashkë t’i zgjedhim çështjet e hapura me rendësi për qytetarët e Maqedonisë. 

“Problemi i komunës së Ohrit është problemi i Maqedonisë dhe është njëri nga shumë problemet kësisoj që janë në shtet. Gjithë e dimë se janë në gjendje të rëndë financiare, sidomos komunat në Maqedoni”. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i LSDM-së Zoran Zaev duke shtuar se e gjithë Maqedonia din se në zgjedhjet e fundit lokale, LSDM humbi nderin të drejtojë Ohrin. 

“Tani me komunën e Ohrit drejton VMRO-DPMNE dhe prefekti Bakraçeski. Ftojmë qeverinë e udhëhequr nga VMRO-DPMNE t’i ndërmerr masat që të normalizojë punën e komunës. Dhë nëse, qeveria vendos në tjetër mënyrë të zgjedh problemet atje, ne do të mbështetim ata”, ka thënë Zaev.

Lajme të ngjashme

Back to top button