Konkurs për punësim të të rinjve, shfrytëzues të ndihmës sociale

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale sot shpalli konkurs për subvencionimin e të punësuarve të rinj deri në moshën 29 vjeçare, shfrytëzues të ndihmës sociale në para. Vlera e përgjithshme e mjeteve e siguruar për realizimin e këtij programi është 12 milionë e 750 mijë denarë për sigurimin e punësimit të 125 personave.

“Ky është Programi i parë i llojit të tillë që e zbatojnë Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, qendrat për punë sociale dhe Agjencia për punësim e Republikës së Maqedonisë. Me të promovohet punësimi i të rinjve në kuadër të projektit ‘Kompensim i kushtëzuar në para’, i cili realizohet me mbështetje të Bankës botërore”, kumtoi ministri i Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov.

Propozimi, siç informoi ai, është bërë në bazë të programit ekzistues për punësim të subvencionuar i cili veç më implementohet nga ana e Agjencisë për punësim dhe e cila është pjesë përbërëse e planeve vjetore operative për programe dhe masa aktive për punësim. Qëllimi bazë i këtij programi është që ta lehtësojë depërtimin e shfrytëzuesve të rinj në ndihmën sociale në para në tregun e punës.

Ministria, sqaroi ai, do të sigurojë subvencione për paga për periudhën prej gjashtë muajve për shfrytëzuesit e rinj të ndihmës sociale dhe me obligim që punëdhënësit, këta persona t’i mbajnë në marrëdhëniet punuese edhe gjashtë muaj shtesë.

Me këtë program parashihet që vlera e përgjithshme e subvencionit prej 17 mijë denarë në muaj për çdo person të punësuar për periudhë prej gjashtë muajve, prej të cilëve 14 mijë denarë për pagesë në pagë mujore për çdo person të punësuar dhe tre mijë denarë në muaj për punëdhënësin për mbulimin e shpenzimeve për trajnim dhe materiale, për periudhë prej gjashtë muajve. Pas skadimit të gjashtë muajve të subvencionimit, punëdhënësi e mban punëtorin të paktën gjashtë muaj shtesë gjegjësisht gjithsej 12 muaj.

Ai u bën thirrje personave të interesuar të paraqiten për shfrytëzimin e këtij programi. Konkursi, i shpallur në media dhe në ueb faqen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, do të zgjasë deri më 20 dhjetor.

Lajme të ngjashme

Back to top button