Gostivari prezantohet para Unionit të Operatorëve Turistik Shqiptar

Në vazhdën e tureve turistike informuese, Zyra Ndërkombëtare Invest Macedonia – Tiranë & Prishtinë, organizoi udhëtim treditor për të kaluar Festat e Nëntorit në Gostivar, në një nga qytetet më të bukura të Maqedonisë Perëndimore. 

Ekipi i udhëhequr nga Fatos Mustafa udhëheqës i zyrës, përfaqësuesi i Unionit të Operatorëve Turistik Shqiptar, Sadik Malaj si dhe disa prej mediave më të mëdha shqiptare, realizuan takim edhe me kryetarin e komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta. 

Turistët nga Shqipëria, kryetari Bejta i njoftoi me mundësitë dhe bukuritë turistike që i ofron qyteti i Gostivarit dhe u panë mundësitë që edhe Gostivari në të ardhmen të jetë në listën e tour operatorëve shqiptar. 

Sadik Malaj udhëheqës i Operatorëve Turistik Shqiptar, tha se janë disa elemente që na e bëjnë të mundshme që Gostivarin ta kemi nder paketat turistike në bashkëpunimet tona turistike rajonale. 

Lajme të ngjashme

Back to top button