VMRO-DPMNE akuza ndaj PSP-së, anon politikisht dhe sjell vendime seletive

VMRO- DPMNE ka akuzuar Prokuroinë speciale se anon politikisht, sjell vendime selektive si dhe se gjatjë sjelljes së vendimeve nuk është transparente.

Antoni Milloshovski nga radhët e VMRO-DPMNE-së thotë se në çdo konferenc të mbajtuar nga PSP bëhet e qartë se ajo anashkalon ligjet dhe vepron politikisht duke humbur kështu besimin e qytetarëve, por edhe të partiv politike nënshkruese të marrëveshjes së përzhinës të cilat e formuan këtë institucion që duhesht të jetë profesonal dhe i pavarur.

“Prokuroria speciale në vend që të jetë e pavarur dhe profesionale, puna e së cilës do të bazohet vetëm në dëshmi që dalin nga audio-xhirmet e paaotorizuara,ne shohim se ajo vepron si institucion politik , joprofesional, e cila I anashkalon ligjet dhe vepron politikisht bazuar në agjend të përcaktuar paraprakisht”, tha Antonio Milloshovski, VMRO-DPMNE, transmeton RTM2.

Sipas Millosheveskit me këtë prokurorja speciale Janeva ka për qëllim të plotësojë zbrastirën, gjegjësisht të mbuloj mospasjen e dëshmive në rastet që i punon. Nga VMRO-DPMEN kërkojn që Janeva ta udhëheq prokurorin si Institucion të pavarur dhe profesionale e jo si institucion I diriguar nga social-demokratet.

Sa i përket vendimit për abolim të presidentit Ivanov, Milloshovski thotë se e kuptojnë qëllimin e mire të ivanovit, por ai nuk ishte në favor të VMRO-së.

“Nuk dyshojm se ka pretendime dhe vlersime të mira në atë që e bëri. Ne inkurajojm presidentin që ti mendoj të gjitha mënyrat ligjore për rivlersimin dhe rishqyrtimin e kësaj çështje, veçanërisht sepse jemi të paknaqur që në thes të njejt janë vendosur persona që kanë realizuar shumë projekte që në të mirë të qytetarëve dhe persona si Zaevi dhe Verushevski që ka shkëmbyer sms për luftë të mundshme civile në vend”, shtoi Milloshovski.

Por kështu nuk mendojnë nga Fronti për Maqedoninë Demokratike të cilët nëpërmjet një komunikate kanë kërkuar që kryetari Ivanov të shfuqizojë vendimin për falje dhe të jep dorëheqje nga posti që mban.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button